Shitësi yt në DM, ditë e natë

Automatizo shitjet e dyqanit tënd online.

Klienti pyet “sa kushton?” në Instagram, Facebook ose WhatsApp. AI i përgjigjet menjëherë nga katalogu yt, merr emrin, numrin dhe adresën, dhe porosia të vjen gati. Ditën dhe natën.

  • Pa kartë krediti
  • Flet shqip, si ti
  • iPhone, Android dhe web
9:41100%

E mërkurë, 14 tetor

Mirëdita

Arkëtuar këtë muaj

184.500 lekë

Porosi sot

4

Në rrugë

32.400 L

2Porosi të reja presin konfirmim

Në vitrinë

3.900 L

7.200 L

5.400 L

Kjo javë32 porosi
Porosi e re nga DMFustan liri (M) · 2.900 lekë

Shet aty ku të shkruajnë klientët

Instagram Facebook WhatsApp TikTok

24/7

AI përgjigjet edhe në 23:14, edhe të dielën

0%

komision mbi shitjet e tua

3 hapa

nga regjistrimi te shitja e parë

4 kanale

Instagram, Facebook, WhatsApp, TikTok

Tri gjëra që të kushtojnë shitje çdo ditë.

Përgjigjesh vonë

Sot

Klienti pyet për çmimin në 11 të natës. Deri në mëngjes ka blerë diku tjetër.

Me Autokton

AI përgjigjet brenda sekondave, me çmimin dhe masat nga katalogu yt. Në çdo orë.

Pako që kthehen

Sot

Korrieri shkon, klienti nuk përgjigjet, dhe ti paguan rrugën dy herë.

Me Autokton

Para se të niset pakoja, klienti shtyp “Po, e konfirmoj” në WhatsApp.

Klientë që blejnë vetëm një herë

Sot

Bleu, mbeti i kënaqur, dhe nuk dëgjoi më kurrë prej teje.

Me Autokton

AI sheh kush po largohet dhe përgatit mesazhin. Ti e miraton me një prekje.

Tre hapa, dhe nis të shesë të njëjtën ditë.

  1. 1

    Shto produktet

    Emri, çmimi, masat dhe fotoja. Ose ngjit listën që ke në Excel.

  2. 2

    Lidh faqet e dyqanit

    Instagram, Facebook dhe WhatsApp, me disa prekje.

  3. 3

    AI fillon të shesë

    Ti hap “Sot”, sheh porositë e reja dhe i nis me korrier.

Çfarë bën për ty, çdo ditë.

A e keni në të zezë?

Po, në S dhe M. 7.200 lekë.

E dua M ❤️

Shet në mesazhe

Çmimet dhe masat vijnë vetëm nga katalogu yt. AI nuk shpik asgjë.

Arben Kola

Durrës, Lagjja 4

7.200 L

EmriNumriQytetiAdresa

Merr porosinë

Emri, numri, qyteti dhe adresa, një nga një, derisa porosia është e plotë.

WhatsApp

Porosia juaj: Fustan liri (M), 2.900 lekë, Tiranë. Ta nisim?

Po, e konfirmojJo, anuloje

Konfirmon në WhatsApp

Klienti shtyp “Po” ose “Jo” para korrierit. Më pak pako të kthyera.

E

Elira

S

Sara

K

Klajdi

Po largohet

Kthen klientët

Njeh kush blen shpesh dhe kush po largohet, dhe propozon çfarë t’i shkruash.

butiku.ana

butiku.ana Çanta e kuqe u kthye! 5.400 lekë.

Bën postime

Nga produkti te postimi, me foto dhe tekst në shqip, tani ose në orarin tënd.

Nëntor

12345678910111213141516171819202122232425262728

Jep me qira

Makina, apartamente, fustane: tregon datat e lira dhe merr rezervimin.

Sa shite, çfarë shitet, ku janë porositë.

Të ardhurat e muajit, porositë e javës dhe më të shiturat, në telefon dhe në kompjuter.

autokton-ai.com/dashboard

Arkëtuar këtë muaj

184.500 lekë

Porosi

63

Nga DM

41%

Kthyer

4%

Kjo javë

32 porosi

Hë
Ma
Më
En
Pr
Sh
Di

Më të shiturat

Fustan liri

×21

61.000 L

Atlete të kuqe

×14

67.200 L

Parfum 50ml

×9

31.500 L

Shembull me shifra ilustruese

Pyet AI

Pyete dyqanin tënd, si të pyesje një punonjës.

Sa shita këtë muaj? Cilat porosi presin? Shto një produkt. Shkruaje me fjalët e tua: AI e gjen përgjigjen në dyqanin tënd, ose e bën punën vetë.

  • Njeh vetëm dyqanin tënd, dhe asnjë tjetër
  • Regjistron porosi, ndryshon çmime, shton produkte
  • Për fshirje dhe mesazhe te klientët të pyet më parë

Sa kam shitur këtë muaj?

184.500 lekë nga 63 porosi të dorëzuara. Më i shituri është Fustani i linit, me 21 copë.

Ule fustanin në 2.500 lekë

U bë. Fustani i linit tani kushton 2.500 lekë.

Ndryshuar: Fustan liri

Fshije çantën e vjetër

Pret konfirmimin tënd

Fshi produktin «Çantë e vjetër» nga katalogu

AI punon. Ti vendos.

Çmimet janë të tuat

AI thotë vetëm çmimin që ke në katalog. Nuk jep ulje që nuk i ke vënë ti.

Asgjë e pakthyeshme pa ty

Fshirjet, anulimet dhe mesazhet te klientët presin butonin tënd.

E ndal kur të duash

Për çdo bisedë mund ta heshtësh AI-n dhe të shkruash vetë.

Klienti thotë STOP

Dhe nuk merr më oferta. Pa e ndryshuar ti, askush nuk merr më shumë se një në javë.

Çmim i qartë. Pa përqindje mbi shitjet.

Fillon pa kartë krediti dhe e ndryshon planin kur të duash.

Fillestar

Një dyqan që sapo nis të shesë online

€19/ muaj

  • Shitje në DM nga katalogu
  • Porosi dhe konfirmim në WhatsApp
  • Inbox me përgjigje automatike
  • Studio dhe postime nga produktet
  • 60 pamje / muaj
  • 8 video / muaj
Fillo me Fillestar

Agjenci

Agjenci që mbajnë disa klientë

€99/ muaj

  • Gjithçka e Pro-s
  • Hapësira pune për çdo klient
  • Raporte me markën tënde
  • Akses i ndarë për ekipin
  • 1 000 pamje / muaj
  • 150 video / muaj
Fillo me Agjenci

+ €5/ muaj për kanal

Çdo kanal që lidh — një faqe Instagram, një faqe Facebook, një numër WhatsApp, një llogari TikTok — shtohet mbi planin. Paguan vetëm për ato ku shet: plani Pro me Instagram dhe WhatsApp është €49 në muaj.

Çfarë pyesin më shpesh.

Nuk e gjete përgjigjen? Shkruaj-na.

Për kë është?

Për dyqanet që shesin online — në Instagram, Facebook, WhatsApp ose me faqe — dhe paguhen në dorëzim. Hedh produktet në katalog dhe AI fillon të shesë në mesazhe të njëjtën ditë.

Nga e di AI çfarë t’u thotë klientëve?

Nga katalogu yt dhe nga ato që i tregon ti: dërgesa, pagesa, kthimet, masat, orari dhe pyetjet e shpeshta. Çfarë nuk di, nuk e shpik — i thotë klientit që do ta kontrollojë.

A u shkruan klientëve pa më pyetur?

U përgjigjet atyre që të shkruajnë. Ofertat që nis vetë AI — kujt, çfarë dhe kur — presin miratimin tënd, përveç llojeve që i lejon ti të shkojnë vetë.

Po nëse dua të përgjigjem vetë?

Për çdo bisedë ke një çelës: “AI përgjigjet” ose “Përgjigjem unë”. E ndryshon kur të duash.

Po nëse një klient nuk do mesazhe?

Shkruan “STOP” në WhatsApp ose shtyp “Çregjistrohu” në email dhe nuk merr më oferta. Konfirmimet e porosive vazhdojnë, sepse nuk janë reklamë.

A punon nga telefoni?

Po. Aplikacioni për iPhone dhe Android bën gjithçka që bën edhe uebi: porositë, bisedat, produktet dhe shifrat.

Sa kushton të provoj?

Fillon pa kartë krediti. Plani zgjidhet më pas dhe ndryshon në çdo kohë.

Çfarë është një kanal?

Një vend ku të shkruajnë klientët: një faqe Instagram, një faqe Facebook, një numër WhatsApp ose një llogari TikTok. Secili që lidh është €5 në muaj mbi planin.

“Sa kushton?” e radhës mund të marrë përgjigje vetë.

Shto produktet sot. Porosia e parë nga AI mund të vijë sonte.

Fillo falas

Pa kartë krediti